Kurtishaj: ATK të heq ndëshkimet për operatorët e transportit rrugor

Ekonomi

Kurtishaj: ATK të heq ndëshkimet për operatorët e transportit rrugor

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

Sot është mbajtur takimi në mes të Shoqatës së transportit rrugor të OEK-ut dhe Administratës Tatimore të Kosovë të cilën e përfaqësonte zëvendësdrejtori Nahit Sharku.

Në takim morën pjesë sekretari i OEK -ut, Parim Bajrami dhe anëtarë të shoqatës.

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, njëherit kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, ka vlerësuar se ky takim ishte me rëndësi dhe konstruktiv.

“Ishte një takim mjaft konstruktiv rreth gjetjes së mundësive ligjore për heqjen e ndëshkimeve për Operatorët e Transportit Rrugor të udhëtarëve në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve deri në rregullimin e kësaj çështje si specifik e veçantë në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve”,a ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat