Lajm i keq: Nuk aprovohet kërkesa e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale prej 264 eurosh

Ekonomi

Lajm i keq: Nuk aprovohet kërkesa e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale prej 264 eurosh

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:37
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sapo kanë përfunduar takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimi të pagës minimale.

Ai ka thënë se si Qeveri propozuan që paga minimale të jetë 264 euro/ muaj apo 1.5 euro/orë.

Megjithatë, propozimi, sipas tij, nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështeten.

Postimi i plotë i Muratit:

Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.

Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.

Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.

Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e si dikatave nuk e mbështetën.

Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.

Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat