Shkodra: Besimi i bizneseve vendore në arbitrazh po rritet

Ekonomi

Shkodra: Besimi i bizneseve vendore në arbitrazh po rritet

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:49
Vjosa Shkodra

Ka përfunduar në Prishtinë “Java e Arbitrazhit”, aktivitet i mbajtur Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi për Drejtësi Komerciale i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Vjosa Shkodra, Zëvendësudhëheqëse e këtij programi, është shprehur se bizneset në Kosovë pak dinë për arbitrazhin. Megjithatë ajo ka theksuar se njohuritë rreth tij janë në rritje.

“Në praktikë nuk është e aplikuar nga bizneset dhe mosnjohuria për të është se bizneset nuk janë këshilluar mirë. Më 2019 njohuritë për të kanë qenë mjaftë të ulëta. Por nga 39 përqind sa ishin atëherë tash njohuritë kanë shkuar në 72 përqind dhe kjo është arritur si rezultat i Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të Kosovës”, është shprehur Shkodra.

“Klauzola e arbitrazhit nuk është se përdoret shumë. Nga 21 përqind, tash është 35 përqind. Besimi ka qenë sfidë sepse ato nuk i kanë besuar arbitrazhit. Janë mësuar që të përdorin procedura tradicionale. Nga 43 përqind besimi në arbitrazh është rritur në 52 përqind”.

Sa i përket miratimit të Ligjit të Gjykatës Komerciale, ajo ka thënë se qëllimi i saj është qasja e bizneseve në drejtësi.

“Çështjet e bizneseve, mosmarrëveshjet mes tyre shkojnë në Departamentin Ekonomik në Gjykatën Themelore. Aty ka mbingarkesë me çështje penale e civile dhe puna zbehet”.

Me funksionalizimin e gjykatës Shkodra ka përmendur se kontestet biznesore do të zgjidhen më lehtë e më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat