Shitësit e armaturës po manipulojnë me fatuarat fiktive, ‘nga 95 cent -1.30 euro për kg!’

Ekonomi

Shitësit e armaturës po manipulojnë me fatuarat fiktive, ‘nga 95 cent -1.30 euro për kg!’

Më: 21 mars 2022 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Duke u bazuar në informata shitësit në tregun e ndërtimit vendas janë duke e shitur kg e armaturës për 1.30 euro, ndërkohë nëpër kuponët fiskal ajo figuron të jetë 0.95 cent.

Kjo mënyre e faturimit ka shkaktuar revoltë tek blerësit, ndërsa në shumë pjesë të Kosovës ndërtimi është ndalur për shkak të ngritjes së çmimeve të pakontrolluara të jo vetëm armaturës, por materialeve bazike.

“Po e faturojnë në tregun e ndërtimit çmimin e armaturës prej 0.95 cent për kilogramë, ndërsa të njëjtin po e shesin prej 1.30 euro. Në frakturë e llogarit 95 cent kurse kur vjen puna për ta paguar sasinë e armaturës tregtarët po e shesin 1 euro e 30 cent”, i ka thënë në kushte anonimiteti një nga blerësit e materialeve ndërtimore.

Sipas disa informatave dukshëm ka rënë importi i armaturës, pasi që tregtarët janë duke i shfrytëzuar stoqet e vjetra ndërsa ato po i shfrytëzojnë për çmimet e reja”.

“S’janë fare duke u furnizuar me stoqe të reja por vetëm janë duke e shfrytëzuar momentumin e ngritjes së çmimeve. Si pasojë e ngritjes së çmimit të armaturës ka rënë fuqia blerëse e banesave”,

Çmimi bazik i armaturës në tregun e ndërtimit vendor po vazhdon të këtë ngritje të vazhdueshme.

“Kosova nuk paraqet një vend me intensitet të lartë kapital që do të mund të mbuloheshin mangësitë ndërsektoriale për gjatë krizave sikurse këto aktuale: pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Në këto rrethana si koncept mbrojtja e konsumatorit ka rëndësi të veçantë, por ajo duhet konsideruar në rend të parë asi kategori ekonomike, e jo si diçka morale apo e drejtë njerëzore.

Një mbrojtje e tillë e konsumatorit nga abuzimet me rritjen e çmimeve asocon në forcimin e ekonomie përmes imponimit në mënyrë të një konkurrence të drejtë në tregun vendor. Kur ka konkurrencë të drejtë, natyrshëm vjen në shprehje ngritja e cilësisë së ofertës të produkteve dhe shërbimeve”, deklaroi Nijazi Shala udhëheqës i departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërtuesit thonë se punët kontraktuale janë aranzhuar me çmime të vjetra, ndërsa me këtë ngritje nuk mund të përfundohen sipas atyre marrëveshjeve që janë arritur mes palëve, shkruan Ndërtimi.

Mekanizmat shtetërore duket të mos kenë dal ende në terren për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve, ani pse në berzen ndërkombëtare çmimi i hekurit herë pas here ka ulje-ngritje, ndërsa në tregun formal ajo vazhdon të shitet me çmim të lartë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat