“Shteti të rrisë numrin e inspektorëve të tregut”

Ekonomi

“Shteti të rrisë numrin e inspektorëve të tregut”

Nga: M.H. Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Rritja e çmimeve ka arritur të sjellë edhe shumë paknaqsi tek qytetarët, kjo sepse ata po janë pre e shkeljeve ligjore të prodhuesve.

Së fundmi është parë nga prodhuesit një rrijte e paarsyeshme e çmimeve duke detyruar kështu që inspektorët të marrin masa karshi këtyre veprimeve.

Meqë rast shumë kompani u dënuan nga shteti për rritje të çmimeve, e që pjesa e dëmtuar në këtë rast mbetën qytetarët.

Mirëpo a duhet të rritet numri i inspektorëve të tregut, pas mashtrimeve të fundit në rritjen e çmimeve nga kompanitë e ndryshme tregtare?

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori që mbulon ekonominë, Musa Limani.

Ai thotë që në këto situate duhet të ketë prani të madhe të inspektorëve të tregut pasi mashtrimet po janë të pranishëm vazhdimisht, dhe nëse nuk ndërmerren masa atëhere ato do të vazhdojnë.

Sipas tij inspektorët e tregut momental në Kosovë është i vogël dhe për këtë arsyje duhet të ketë rritje të numrit të tyrë në mënyrë që të merren masa adekuata për prodhuesit.

Normalisht, në këso situatash si prodhuesit ashtu dhe tregtarët mund të bëjnë abuzime dhe keqpërdorime, duke i rritur çmimet pa bazë të ndryshimeve të faktorëve të prodhimet. Ne patëm këtë rast me qumështin. Kjo mund të ndodhë edhe te abuzimi me litër të naftës, me peshën e bukës etj. Andaj, shteti ka mekanizmat e vet me të cilët intervenon në ndalimin dhe evitimin e këtyre manipulimeve në sistemin e çmimeve. Njëri ndër këto mekanizma është edhe inspektorati i tregut, i cili ka kompetenca të plotë ligjore, që të kontrollojë çdo subjekt ekonomik, qoftë prodhues apo tregtar, edhe atë pa e paralajmëruar paraprakisht. Nëse konstatohet se ka keqpërdorime, atëherë pasojnë gjobat sipas ligjeve në fuqi. Mirëpo, e keqja është se numri i inspektorëve të tregut është i vogël për të mbuluar tërë territorin e Kosovës. Andaj, situata e krijuar tani, na jep të kuptojmë se numri i inspektorëve të tregut duhet të rritet, deri në atë masë që do të jetë adekuat me krye detyrën e tyre në mënyrën më efikase të mundshme”, është shprehur Limani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat