Inflacioni dhe kriza sociale në Kosovë

Ekonomi

Inflacioni dhe kriza sociale në Kosovë

Egzon Kastrati Nga Egzon Kastrati Më 29 mars 2022 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Rritja e përgjithshme e çmimeve ka shtrenjtuar komplet jetën, duke rritur në masë të madhe rritjen e kostos së jetesës e sidomos tek vendet edhe ashtu me standard të ulët siç është Kosova.

Trendi i devalvimit të euros kundrejt produkteve është shqetësuese për faktin se për shumë të mira, Euro është devalvuar deri në 40 %, e kjo ka ndodhur tek të mirat e konsumit bazik që prek të gjitha kategoritë e sidomos ato sociale me mirëqenie të ndjeshme e besa në shumicën e rasteve janë në prag të varfërisë së skajshme e luftës për mbijetesë.

Struktura e brishtë e ekonomisë së Kosovës do ta pamundësoj hartimin e planeve dhe veprimeve efikase për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar rëndë ekonomikisht.

Papunësia e madhe e të rinjëve, mungesa e burimeve për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat bazë e sidomos rritja e kostos se jetesës nga ky infalcion eksponenciale do të jetë edhe me deinkurajues dhe me tendeca marzhinale të rritjes se trendit të migrimit.

Trendi në të cilën ndodhemi është tepër shqetësues dhe nëse vazhdon në këto përmasa do të karakterizohet me një krizë ekonomike sociale që do t’i afektojë edhe bizneset duke i dërguar drejt falimentimit, por edhe qytetarët duke i larguar drejt migrimit.

Kostot sociale do të jenë të pariparueshme në një periudhë të gjatë kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat