Tërheqja e 30 përqindëshit, zyrtarët e Trustit kanë një lajm të mirë

Ekonomi

Tërheqja e 30 përqindëshit, zyrtarët e Trustit kanë një lajm të mirë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:18
Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere

Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere. Nga Trusti, janë deklaruar edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve.

Kryetari i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka thënë se ata janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që vjen nga Kuvendi, por, sipas tij, ky duhet të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet për situata emergjente.

“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, tha Morina.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Morina tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në performancën e Fondit të Trustit, në rënien e vlerës së investimeve të Trustit.

Sipas tij, në shkurt rënia ishte 90 milionë euro, derisa në mars ka pasur një trend pozitiv për rikuperimin e gjysmës së shumës së mjeteve të humbura.

“Tronditjet e mëdha të shkurtit, një pjesë janë rikuperuar, por ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Morina.

Ndryshe, tërheqja e sërishme e kursimeve nga Trusti, është propozuar për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga rritja e lartë e çmimeve. Është propozuar që qytetarëve t’ju lejohet tërheqja e 30 përqind të kursimeve.

Një tërheqje e tillë u ishte mundësuar qytetarëve vjet. Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarëve u ishte mundësuar tërheqja e 10 përqind të kursimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat