Trepça hap konkurs për 180 vende të lira për punë praktike

Ekonomi

Trepça hap konkurs për 180 vende të lira për punë praktike

Më: 29 maj 2022 Në ora: 19:54
Ndërmarrja Trepça

Ndërmarrja Trepça ka hapur konkurs për 180 vende të lira për punë praktike gjashtë mujore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, i cili u ka bërë thirrje të interesuarve për aplikim.

Puna praktike do të kryhet në tri grupe, ku secili do t’i ketë 60 praktikantë.

Orari i punës do të jetë me kohë të plotë, pesë ditë në javë.

“Kujtojmë se si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që sa më shpejt ta kthejmë Trepçën në ndërmarrje profitabile, që do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Arifaj në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat