​Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

Ekonomi

​Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:41
Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në vend, ka thënë se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.

Sipas ministres Hajdari disa prej tyre janë në procedurë të kompletimit të kritereve për përcaktimin e statusit investitorit strategjik.

Ajo para deputetëve tha se nga të gjitha aplikacionet, profili i këtyre ndërmarrjeve është kështu:

23 kompani për energji, turizëm janë 11, shëndetësi është 1, transport po ashtu 1, si dhe për fusha të tjera 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat