AKB nuk e përkrah popozimin e Qeverisë për caktimin e marzhës së fitimit

Ekonomi

AKB nuk e përkrah popozimin e Qeverisë për caktimin e marzhës së fitimit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 20:10
Ilustrim

Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka folur për propozimin e Qeverisë për caktimin e marzhës së fitimit ose çmimin tavan për produktet esenciale.

Ajdini tha se në Kosovë kemi ekonomi të lirë të tregut bazuar në nenin 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Ne si AKB i kemi qëndrimet tona sepse jemi ekonomi e lirë e tregut dhe ndoshta Qeveria ka menduar si masë për të zbutur sado pak, ndoshta kjo nuk është një masë që do ta ndihmonte sado pak qytetarin, sepse çmimet tavan kanë mundësi … dmth lejohen nga intervenimi i shtetit mirëpo neni 10 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është që ne në Kosovë e kemi sistemin e ekonomisë së lirë të tregut dhe varësisht prej ofertës dhe kërkesës çoftë tregtarë apo shërbyes të caktojnë çmimin e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, AKB ka propozuar masa të ndryshme si zvogëlimi i akcizës, poashtu të shtohet edhe numri i produkteve esenciale që është deri në 8%, e që këto sipas saj, do ta ndihmonin më shumë qytetarin e Kosovës.

“Ne nuk e shohim këtë marzhë që po e cakton ministria e Tregtisë konkretisht ministrja Hajdari, mirëpo ne i kemi propozuar ministres masa të tjera që do ta lehtësojnë jetën e qytetarit në Kosovë, duke pasur parasysh që pagat janë të ulëta, çmimet janë të larta enorme dhe kjo nuk e zbutë sado pak shportën e qytetarit”, theksoi ajo.

Tutje ajo tha se AKB i ka dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Financave Hekuran Murati, dhe ministres së Tregtisë Rozeta Hajdari, por që sipas saj, pritet se çfarë do të kërkon anëtarësia e AKB-së në ditët në vazhdim.

“Në emër të Alenacës Kosovare të  Bizneseve ne i kemi dërguart shkresë zyrtare kryeministrit Kurti, ministrit të Financave e ministres Hajdari sa i përket udhëzimit administrativ që përcakton çmimin tavan të produkteve të derivateve të naftës i kemi dhënë arsyetimet mirëpo në ditët në vijim do të shohim se cfarë po kërkon anëtarësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat