​Banka Botërore përgëzon deputetët për ratifikim të marrëveshjes

Ekonomi

​Banka Botërore përgëzon deputetët për ratifikim të marrëveshjes

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:00
​Banka Botërore

Ka reaguar Banka Botërore përmes një komunikate ku mes tjerash, Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën ka përgëzuar deputetët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore për financimin e politikave zhvillimore.

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, nga i cili do të përfitojnë populli dhe ekonomia e Kosovës. Ky financim në vlerë prej 50.6 milionë euro do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore.

Ai do të ndihmojë Kosovën të sigurojë hapësirë të duhur fiskale për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Koha e ratifikimit të FPZH-së është veçanërisht e rëndësishme pasi FFZH do të mbështesë Kosovën në përgjigjen ndaj presioneve aktuale inflacioniste globale.

Gjatë 23 viteve të fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën dhe ne i gëzohemi vazhdimit dhe thellimit të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat