129 euro për ton arrin çmimi i çimentos, reagojnë ndërtimtarët, rritet kostoja e patundshmërive

Ekonomi

129 euro për ton arrin çmimi i çimentos, reagojnë ndërtimtarët, rritet kostoja e patundshmërive

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Ngritja prej 20 përqind e çmimit të çimentos hyri në fuqi të hënën, më 15 gusht.

Kompania Sharrcem u arsyetua se shkaku i rritjes së kostos së energjisë në botë, u detyrua ta bëj këtë shtrenjtim që shkoi deri në 129 euro për ton.

Për ndërtimtarët kjo arsye nuk ka bazë.

Sipas tyre vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet e prodhimit janë shumë më të larta.

Kjo situatë do të ndikojë që të rritet edhe kosto e patundshmërive, për çka investitorët thonë se ka ulje të shitjes.

Me këtë rast edhe paralajmërimet për ekonominë e vendit nuk janë pozitive.

Që kjo gjendje të kalohet, po kërkohet që shteti të ndërhyjë përmes mekanizmave mbrojtës për ta evituar thellimin e krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat