Gërxhaliu: Gabimi më i madh në Kosovë është që kriza ekonomike nuk është pranuar me kohë si krizë

Ekonomi

Gërxhaliu: Gabimi më i madh në Kosovë është që kriza ekonomike nuk është pranuar me kohë si krizë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:20
Safet Gërxhaliu

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se nuk është diçka e re shifra e rritjes së inflacionit në Kosovë e cila është publikuar nga Banka Botërore.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kriza në Kosovë nuk është pranuar si krizë që nga fillimi.

“E kemi parë se qytetari e ka kuptuar se jeta është e shtrenjtë, kemi një ngritje të pakontrolluar të çmimeve, jemi një shoqëri që jemi të varur nga importi,  dhe vet fakti se në këtë drejtim importojmë inflacion në forma të ndryshme është problemi tjetër që e ka goditur Kosovën”.

“Në këtë drejtim gabimi më i madh është që kriza nuk është pranuar si krizë në fillim, po të ishte pranuar si krizë ndoshta do të kishte alternativa për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset.

Por sot vërtet Kosova ballafaqohet me stagnim të zhvillimit ekonomik ,por edhe me një shtrenjtim te jetës së qytetarëve dhe bizneseve”,ka thënë Gërxhaliu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat