​GAP: Prodhimi i energjisë elektrike nuk po i mbulon kërkesat e konsumatorëve

Ekonomi

​GAP: Prodhimi i energjisë elektrike nuk po i mbulon kërkesat e konsumatorëve

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:42
Ilustrim

Instituti për Studime të Avancuara GAP ka njoftuar se prodhimi i energjisë elektrike në vend nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët.

Për këtë po aplikohen reduktime, thuhet në njoftimin e GAP-it.

Edhe Shqipëria nuk po arrinë ta furnizojë Kosovën nga deponimet e saj atje, përgjatë tërë periudhës së nevojitur, vlerëson GAP-i.

‘Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 MWh, ndërsa prodhimi rreth 530 MWh. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje, dhe për shkak se TC Kosova B2 është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria (KESH) nuk po arrinë ta furnizoj Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat