ATK: Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe

Ekonomi

ATK: Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se vetëm ditën e djeshme gjatë konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim, është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro.

“Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK sqaron se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

“Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, përfundon komunikata nga ATK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat