​Sokol Havolli jep dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të BQK-së, shkak presionet politike

Ekonomi

​Sokol Havolli jep dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të BQK-së, shkak presionet politike

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 16:12
​Sokol Havolli

Zëvendësguvernatori i deritanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Havolli përmes një letre dërguar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetit dhe kreut të Bordit, Flamur Mrasori ka njoftuar për dorëheqjen e tij, raporton Telegrafi. 

Ai ka thënë se po jep dorëheqje si rezultat i presioneve politike të cilat thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit të kaluar. Derisa ka shtuar se brenda BQK-së po zbatojnë urdhra “nga lart”.

“Presionet e pakuptimta politike, që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave, plotësisht të instrumentalizuar nga politika. Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale. Tanimë kjo temë konsideroj se nuk meriton elaborim të mëtejmë sepse këta individ nuk janë duke shprehur vetën dhe mendimin e tyre (nëse kanë një të tillë), por duke realizuar detyrat që u janë dhënë, siç thonin edhe vetë, ‘nga lart’. Përndryshe, sa për ta siç e dini, kam qenë i gatshëm edhe për debat publik, por natyrisht, tek ta mungon guximi për ballafaqim faktesh profesionale”, thuhet në arsyetimin e Havollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat