Nafta në Kosovë mbi 20 cent më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni, reagon Shoqata e Transportuesve

Ekonomi

Nafta në Kosovë mbi 20 cent më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni, reagon Shoqata e Transportuesve

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se me këtë çmim të naftës nuk mund të ketë konkurrencë me bizneset e vendeve të rajonit.

Kurtishaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nafta në Kosovë është për mbi 20 centë më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni.

“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër!”

“22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit bizneset kosovare i bënë jo të barabartë në tregun rajonal”.

Kurtishaj ka kërkuar që të ketë reagime nga sektori i bizneset që është edhe më I prekuri me këtë rast.

“A ka përfaqësues te bizneseve qe duhet me reagua apo duhet me u pajtua me te gjitha të këqijat e mundshme”, ka shkruar tutje Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat