Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:51
Fehmi Mehmeti

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i prirë nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve.

Guvernatori Mehmeti do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të flitet për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve.

Delegacioni i BQK-së do ketë takime edhe me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut.

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së do të zgjasin deri këtë të shtunë më datë 15 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat