Ministri Murati udhëheq Takimin e Konstituencës në Takimet Vjetore të Bankës Botërore

Ekonomi

Ministri Murati udhëheq Takimin e Konstituencës në Takimet Vjetore të Bankës Botërore

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:58
Foto nga takimi

Në kuadër të Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, Ministri Hekuran Murati ka udhëhequr Takimin e Konstituencës, ku bën pjesë edhe Kosova, njofton zyra e komunikimit publik e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe Kosovës. Me këtë rast, bëhet e ditur se Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës, Hayrettin, ka prezantuar të arriturat kryesore të Grupit të Bankës Botërore dhe të Konstituencës përkatëse.

“Në këtë takim përfaqësuesit gjithashtu u dakorduan lidhur me qëndrimin e përbashkët mbi financimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore, si dhe krizën energjetike e ushqimore”.

“Ministri Murati gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, shprehu edhe interesin e Kosovës që të jetë nikoqire e takimit të radhës së Konstituencës, propozim i cili u mirëprit nga anëtarët e Konstituencës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat