​Hajdari kërkon të votohet projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore

Ekonomi

​Hajdari kërkon të votohet projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:11
Rozeta Hajdari

Në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, për të cilin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kjo nismë ligjore synon të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produktet themelore për konsumatorët.

Ajo kërkoi nga deputetët që ta miratojnë këtë projektligj për cilin u shpreh se do të zbatohet për operatorët ekonomik që tregtojnë produktet esenciale.

Hajdari: Ka për qëllim të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët

“Ka për qëllim të hartoj masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit të treg në pajtim me këtë ligj dhe njohjen e tyre. Duke marr parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë si dhe ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimit të produkteve bazë MINT dhe Qeveria e Kosovës ka hartuar ligjin i cili do ta aplikohet në rastet e destabilizmit në treg”, tha ajo.

Hajdari theksoi se ky projektligj vlen për të gjitha produktet bazë për qytetarët, derisa theksoi se mungesa e një baze ligjore që kontrollon marzhën tregtare ka shtyrë në propozimin e këtij projektligji.

Ajo po ashtu theksoi se ky projektligj ka për qëllimin eliminimin e efekteve të rritjes së produkteve edhe në rast të mungesës së produkteve.

Hajdari: Ligji ka qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve edhe në rast të mungesës së produkteve

“Marzha tregtare tek produktet ushqimore të shitjet me pakicë nuk është e njëjtë ku mesatarja e tyre varion nga 8% deri në 45%, ndërsa tek ato me shumicë marzha mesatare varion 10;/16% e deri në 56.04% dhe është e vlerësuar se mungon bazë ligjore që kontrollon marzhën tregtare të produkteve esenciale në situatat e destabilzimit në treg. Si rrjedhojë e gjithë kësaj është bërë hartimi I projektligjit masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, dhe zbatohet ky ligj ndaj autoriteteve dhe operatoreve ekonomik që tregtojnë produkte themelore si dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve edhe në rast të mungesës së produkteve, kryesisht pra produkteve themelore në treg. Ky projektligj ka paraparë masa mbrojtëse të cilat do të ndërmerren në raste të veçanta shkaqet e caktimit të këtyre masave mbikëqyrjen për zbatimin e këtij ligji dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave të parapara me ligj dhe produktet themelore në kuptim të këtij ligji janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinë, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat