​Ministrja Rizvanolli i kërkon mbështetje Gjermanisë dhe BE-së për energjinë

Ekonomi

​Ministrja Rizvanolli i kërkon mbështetje Gjermanisë dhe BE-së për energjinë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:48
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli në takimin e Ministrave të Energjisë në kuadër të Procesit të Berlinit, ka kërkuar përkrahje financiare për Republikën e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Divizioni për Komunikim me Publikun në këtë ministri.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Energjisë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Zëvendës Kancelarit Gjerman dhe Ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck.

“Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka ngritur çështjet e nevojat kritike për Republikën e Kosovës për t’u përballur me krizën energjetike evropiane. Përballja me këtë krizë ka rëndësi përtej mbrojtjes së klimës e ambientit, e është çështje e sigurisë. Prandaj, hapat që duhet ndërmarrim për t’u përballur me këtë krizë shtrihen përtej kufijve. Për të minimizuar ndikimin e krizës evropiane tek qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministrja Rizvanolli ka ri-theksuar nevojën për fonde domethënëse nga Gjermania e Bashkimi Evropian, si dhe ka kërkuar mbështetje e kontribut direkt në zgjerim të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat