Kurti: Qeveria e Kosovës ndihmon e mbështet, kurse fermerët mbjellin, vjelin e korrin

Ekonomi

Kurti: Qeveria e Kosovës ndihmon e mbështet, kurse fermerët mbjellin, vjelin e korrin

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci kanë vizituar fermerët vendorë që merren me kultivimin e kulturave bujqësore.

“4 hektarë te fabrika, me 30 hektarë tokë pune, rreth 100 të tjera kontraktuar me fermerët dhe hambarë për 14.500 tonë. Prodhimi e shumëzimi, përpunimi e paketimi i farave bëhen me teknologjinë më të re digjitale, me ç'rast një linjë prodhimi për farat e grurit, elbit e tërshërës i nxjerrë deri në 10 tonë për orë. Agro Elita na sjell farë vendore për grurin tonë”, shkruan kryeministri.

Po ashtu, ai ka njoftuar se prej Klinës kanë vazhduar vizitën për në Gurrakoc të Istogut te pordhuesite boronicave.

“Bashkë me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci e zëvendësin e tij Imri Demelezi, prej Klinës vazhduam për Gurrakoc të Istogut te prodhimi i boronicave në Berry K që kultivon në vazo dhe gjithë prodhimin e ka të kontraktuar për tregjet në Bashkimin Evropian. Investimi prej 300 mijë euro i angazhon mbi 20 punëtorë sezonal. Rendimenti mesatar në frytdhënie të plotë parashihet që të jetë 15 tonë për hektarë. Boronica në Kosovë i ka 70 kultivues në një sipërfaqe prej 115 hektarë me prodhim rreth 500 tonë. Për të shtatin vit me radhë, sivjet boronica jonë e freskët është eksportuar për Holandë. Të vjelurat tona janë së paku 20 ditë para konkurrencës kryesore në Evropën Lindore”, ka potencuar ai.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ndihmon e mbështet, kurse fermerët mbjellin, vjelin e korrin sepse në vendin tonë ia vlen fort.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat