Euro dhe Dollari ndërrojnë rolet, mësoni se çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Ekonomi

Euro dhe Dollari ndërrojnë rolet, mësoni se çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Dollari amerikan sot ka shënuar rënie në tregun valutor. Euro ka një rritje të lehtë edhe pse të papërfillshme. Rritje ka regjistruar edhe monedha që këmbëhet më lart se të gjitha të tjerat, Paundi britanik.

Kështu sot dollari amerikan blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Euro blihet me 117.4 lekë dhe shitet 118 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 134.2 lekë dhe shitet me 135.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 117.9 lekë, ndërsa në shitje me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 85.2 lekë dhe në shitje me 88 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat