Në fund të vitit Kosova mund të ketë suficit deri në 800 milionë euro

Ekonomi

Në fund të vitit Kosova mund të ketë suficit deri në 800 milionë euro

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:20
Ilustrim

Profesori universitar Ujkan Bajra tha se në fund të vitit Kosova mund të ketë një suficit prej 800 milionë euro.

Këtë deklaratë Bajra e bëri teksa ishe duke komentuar rreth inflacionit në Kosovë si dhe ngritjen e çmimeve të shumë produkteve.

“Si rezultat i  kësaj në fund të vitit mund ta kemi një suficit 800 milionësh, marrë parasysh trendin e të hyrave që është deri në fund të viti, suficiti aktual që është në 3 mujorin e tretë, ne mund të kemi në fund të viti  potencialisht 800 milionë euro suficit”, tha ai.

Tutje Bajra tha se mënyra më e mirë e luftimit të inflacionit sot është investimi në asete të cilat e kanë një normë të kthimit sesa inflacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat