Niveli i shpenzimeve buxhetore për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro

Ekonomi

Niveli i shpenzimeve buxhetore për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Ilustrim

Ministri i Financave, HekuranMurati ka njfotuar se niveli i shpenzimeve buxhetore për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

“Niveli i shpenzimeve buxhetore për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro. Ku në kuadër të këtyre kategorive, kategoria e pagave shtesa ka përbërje prej 745 milionë euro, mallra dhe shërbime 493 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliard e 98 milionë euro, si dhe shpenzime kapitale 811 milionë euro. Kurse, sa i përket komponimit të të hyrave ka gjithsejtë të hyra parashihet të kemi të hyra buxhetore prej 2 miliardë e 884 milionë, ku prej tyre 2 miliardë e 525 milionë euro parashihet të jenë të hyra tatimore, kurse pjesa tjetër janë të hyra jo-tatimore… Në përgjithësi është një buxhet i cili parasheh konsolidimin fiskal. Ne tashmë kemi arritur një gjë të tillë, që nga viti i kaluar përkundër faktit që kemi pasur mundësinë të tejkalojmë rregullën fiskale të deficitit, që nga viti i kaluar deficiti është vën nën kontroll, nën 1 për qind të bruto-prodhimit vendor”, ka theksuar Murati.

Murati shtoi se borxhi publik për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 22,5 për qind. Ai ka konsideruar se ka zgjerim të ekonomisë gjatë këtij viti, ani pse përmendi rritjen e inflacionit.

Murati: Parashohim që të vazhdojë trendi pozitiv i rritjes ekonomike

“Prej vitit të ardhshëm e tutje parashihet që edhe planifikimi buxhetor të parashihet dhe të kthehet në rregullën fiskale, që nuk lejon tejkalim prej 2%. Në kuadër të kësaj, parashohim që do të vazhdojë trendi pozitiv i rritjes ekonomike. Normalisht që këtë vit me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike, po ashtu inflacionin sidomos në produktet ushqimore është vështirësuar ambienti anë e mbanë Evropës, madje gjithë kontinentit, kjo nuk e ka lënë shtetin tonë të paprekur, por kemi arritur që të kemi rritje pozitive të zgjerimi i ekonomisë po vazhdon. Parashohim që trendi rritës të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ku kemi projektuar një rritje reale prej 5.5 për qind”, ka shtuar Murati.

Murati theksoi se të hyrat tatimore do të jenë prej më shumë se dy miliardë eurosh, ndërkohë që në vitin 2020 të hyrat kanë qenë një miliard më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat