​Shtrenjtohen nafta dhe benzina për 48 orët e ardhshme

Ekonomi

​Shtrenjtohen nafta dhe benzina për 48 orët e ardhshme

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar për çmimet tavan të derivateve për 48 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro-cent për litër, apo një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Ndërsa, çmimi i benzinës është 1.47 euro-cent për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kurse, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.71 euro për litër edhe për 48 orët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat