Gërxhaliu: Ligji që përcakton çmimet e produkteve që mund të blihen është antikushtetues

Ekonomi

Gërxhaliu: Ligji që përcakton çmimet e produkteve që mund të blihen është antikushtetues

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 10:49
Safet Gërxhaliu

Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg përveç tjerash parasheh që të ketë edhe kufizime në sasi për një produkt që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar.

E për këtë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se me kufizim sasior dhe caktim të çmimeve bizneset e vogla nuk do të mund të mbijetojnë, sipas tij, ligj jo vetëm që është antikushtetues, por edhe e dëmton ekonominë e tregut.

Ai shtoi se është për keqardhje që disa ekonomistë thonë që duhet një ligj i tillë.

“Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale, në rendë të dytë agjenda politike është duke dominuar dhe problemet ekonomike po preken vetëm shkarazi dhe jo në substancë dhe në këtë drejtim rekomandimet e eksperteve po hasin në vesh të shurdhër”.

“Po e them me përgjithësi se Ligji për produktet esenciale në rend të parë është antikushtetues, në rend të dytë është një ligj i cili e dëmton ekonomin e tregut dhe në rend të tret më vjen keq që shumë ekspert të ekonomisë dhe thonë që Kosovës i duhet një ligj i tillë, jo vetëm që po dëmtohet sektori privat por po dëmtohen edhe qytetarët e Kosovës dhe monitorimi i këtij ligji do të jetë i zbehët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat