I skadon afati vendimit për vendosjen e çmimit tavan për derivate

Ekonomi

I skadon afati vendimit për vendosjen e çmimit tavan për derivate

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën të ditur se ka skaduar vendimi për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në bazë të evidencave dhe analizave të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Naftës (MINT), çmimi i derivateve sot në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrotjëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat