Rukiqi: Ne ndajmë ndihma sociale, ndërsa fqinjtë merren me investitorë të jashtëm

Ekonomi

Rukiqi: Ne ndajmë ndihma sociale, ndërsa fqinjtë merren me investitorë të jashtëm

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:57
Ish Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Ish Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar Kurtin lidhur me deklaratën e tij lidhur me rritjen ekonomike prej 10.7 për qind të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se po prodhohet krizë në Kosovë, pasiqë po merrën vendime për ndihma sociale dhe nuk po investohen as ato që janë në buxhet.

“Në anën tjetër, ne prodhojme kriza, marrim vendime për ndihma sociale, nuk i investojmë as ato qe i kemi në buxhet dhe vazhdojmë të lavdohemi me rritjen ekonomike të vitit te kaluar”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Rukiqi tutje ka shpërndarë statusin e Ministritë të Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi i cili ka shkruar për investime me një kompani gjermane. Sipas Rukiqit, vendet e rajonit marrin vendime lidhur me investitorë të jashtëm në mënyrë që të ketë efekte në punësim të qytetarëve.

Në këtë kontekst ai përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, me një kompani gjermane ku thuhet që do të kenë mundësi punësimi të 300 punetorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat