​Rizvanolli: Siguria energjetike arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të bazuar në vlera të përbashkëta të paqes

Ekonomi

​Rizvanolli: Siguria energjetike arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të bazuar në vlera të përbashkëta të paqes

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:18
Foto nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

Në takimin ministror kanë marrë pjesë edhe ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ai i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin, si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.

Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërirë të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së eficiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.

Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat