Bajrami: “Nga 33 milionë euro vitin e kaluar, sivjet janë shpenzuar 51 milionë euro për t’ua paguar energjinë komunave veriore”

Ekonomi

Bajrami: “Nga 33 milionë euro vitin e kaluar, sivjet janë shpenzuar 51 milionë euro për t’ua paguar energjinë komunave veriore”

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:59
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Vetëm në muajt Janar-Tetor janë shpenzuar 51 milionë euro për t’ua paguar energjinë elektrike komunave veriore të Kosovës, shkroi Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pas votimit në Kuvend të “masave emergjente për furnizimin me energji ellektrike”.

Derisa Bajrami pyeti se për pka dhe kujt i shërbejnë këto masa, ajo konstatoi se “krejt çka ka ndodhë gjatë kësaj periudhe është se kostoja e energjesië elektrike për katër komunat veriore 51 milionë euro, vitin e kaluar ka qënë 33 milionë euro

“51 milionë euro Janar-Tetor përkundër “shtrirjes së sovranitetit, ndalesës se aktiviteteve të mihjes së kriptovalutave, luftimit të krimit dhe kontrabandës e mos ta përmend këtu situatën e rënduar të dietëve të fundit. I keni befasuar edhe skeptikët me të mëdhenj!”.

Reagim i Hykmete Bajramit:

Sipas të dhënave zyrtare prej muajit Janar deri në Tetor të këtij viti, katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike.

Sot, për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.

Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:

– Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?

– Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?

– Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?

Herën e parë Qeveria ka shpallur  “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.

– Asnjë kontratë afatgjatë në energji.

– Dështim në remonte dhe kontrata shumfish me të shtrejta.

– Strategjia e energjisë nuk është askund.

– Asnjë investim në sektorin e energjisë.

Krejt çka ka ndodhë gjatë kësaj periudhe është se kostoja e energjesië elektrike për katër komunat veriore 51 milionë euro, vitin e kaluar ka qënë 33 milionë euro. Mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe ka ndodhë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për 100%.

51 milionë euro Janar-Tetor përkundër “shtrirjes së sovranitetit, ndalesës se aktiviteteve të mihjes së kriptovalutave, luftimit të krimit dhe kontrabandës e mos ta përmend këtu situatën e rënduar të dietëve të fundit”.

I keni befasu edhe skeptikët me të mëdhenj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat