Nis java e produkteve vendore

Ekonomi

Nis java e produkteve vendore

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë hapjen zyrtare “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, me moton: “Unë konsumoj produkte vendore”, ku morën pjesë prodhues të ndryshëm vendorë, derisa bënë thirrje të konsumohen dhe të mbështeten produktet dhe prodhuesit vendorë.

Në hapje të “Javës Kosovare të Biznesit”, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se duhet të punohet më shumë që qytetarët të konsumojnë produkte vendore.

“Hulumtimet tona kanë treguar që vetëdija e konsumatorëve kosovar është e ulët në krahasim me vetëdijen e konsumatorëve të vendeve të ndryshme për konsum të prodhimit vendor, megjithatë kemi përparim dhe ky përparim dhe kjo e arritur me prodhues vendor është falë angazhimeve tona të përbashkëta për përmirësimin e ambientit, ekonomik, ambientit prodhues dhe përpunues”, deklaroi Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Me produktet e bimëve shëruese që mbledh nga fushat e Kosovës, Sylbije Sahiti i është bashkuar “Javës së Biznesit Kosovar”.

“Gjithherë njerëzit që donë më rritë shtetin edhe me forcu shtetin, atëherë duhet me konsumu prodhimet vendore...”,tha Sylbije Sahiti, prodhuese.

Ndërsa prodhuesi Azizi Tafaj garanton se të gjitha verat e Kosovës iu është  rritur cilësia jashtëzakonisht shumë”, Aziz Tafaj, prodhues.

I një mendimi është edhe prodhuesja Ajshe Kastrati.

“Sigurisht që produktet tona kanë d.m.th. një kualitet të mirë d.m.th. me një bashkëpunim me të mirë me juve me aleancën e biznesit me të cilën besoj mundemi me pas një bashkëpunim më të mirë edhe në të ardhmen që zëri ynë të ngrihet edhe më lartë”, tha Ajshe Kastrati, prodhuese.

“Javët e Biznesit Kosovar” do të jenë të hapura deri në fund të dhjetorit dhe do të përcillen me aktivitete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat