Rihapet masa për mbështetjen e punësimit të grave: Mbulim deri në 50% të pagës për tre muaj

Ekonomi

Rihapet masa për mbështetjen e punësimit të grave: Mbulim deri në 50% të pagës për tre muaj

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:10
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Bizneset që hapin vende të reja të punës për gra dhe vajza do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, njoftoi Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kjo masë, njoftoi ai, do të vlej që nga ky muaj e deri më prill të 2023’ës, ndërsa “kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”.

Kjo masë mbështetëse, për të cilin Murati thotë se ishte masë e hapur vitin e kaluar dhe nga e cila, siç pretendon ai, “ka pasur sukses të jashtëzakonshëm”.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë”.

“Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, tha mes tjerash ai.

Siç njofton më tej Hekuran Murati, “kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat