Piraj: Produktet vendore janë të shtrenjta sepse paguajmë taksa më së shumti

Ekonomi

Piraj: Produktet vendore janë të shtrenjta sepse paguajmë taksa më së shumti

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:12
Burim Piraj

Shpeshherë qytetarët e Kosovës, ankohen se produktet vendore, kanë kosto më të lartë se sa produktet që vijnë nga shtetet tjera.

Këtë e ka pranuar edhe biznesmeni Burim Piraj, i cili tha se kjo ndodhë për shkak se prodhuesit vendorë detyrohen të paguajnë më shumë taksa se sa vendet e rajonit.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që lënda e parë e prodhuesve vendorë të lirohet nga taksa doganore, në mënyrë që produktet “Made in Kosova”, të jenë më të lira në çmim për konsumatorët.

“Nuk e di pse nuk po lirohet lënda e pare nga taksa doganore, derisa lënda e parë nuk është e liruar nga taksa doganore, produktet vendore nuk janë të barabarta em të huajat. Shpesh konsumatorët ankohen se produktet vendore janë të shtrenjta, janë sepse paguajmë më së shumti taksa, krahasuar me vendet Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Shqipëri, Moldavi”, ka deklaruar ai.

Piraj është ankuar edhe për sic e ka quajtur “vlerësimin e transportit në doganë”, duke thënë se kjo po i dëmton bizneset kosovare.

“Kemi probleme me sistemin e taksave, ajo që ka marrë një kahje jo të mirë, na kanë bërë vlerësimin e transportit në doganë, kjo nuk ka ndodhë, e kemi kontratën e transportit, nuk lejohet dogana ta vlerëson çmimin e transportit ta ndërron çmimin e fakturës”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka qenë bashkëpunuese dhe se shumëherë i ka ndihmuar prodhuesve vendorë, por sipas tij ka qenë absurde rritja e vlerës së transportit.

“Nuk është që qeveria Kurti është injoruese ndaj bizneseve, kemi pas bashkëpunime me MINT, është e hapur për bashkëpunime disa probleme i kanë zgjidhë… Rritet vlera e transportit, është absurde të rritet kjo vlerë është e papranueshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat