Rihapet aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”

Ekonomi

Rihapet aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Ministria e Financave, sot ka informuar se është rihapur aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”.

Sipas ministrisë, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.”, është bërë e ditur në njoftim.

Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.

Sipas ministrisë, aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat