Rafuna thotë se pagat duhet të rriten me urgjencë

Ekonomi

Rafuna thotë se pagat duhet të rriten me urgjencë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 00:01
Lulzim Rafuna

Pas miratimit të Ligjit për Pagat, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se duhet të shihet se sa po caktohet vlera e koeficientit e pastaj do të ketë një pasqyrë më të qartë financiare.

Sipas tij, pagat duhet të rriten me urgjencë, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

“A duhet të rriten pagat? Duhet të rriten pagat me urgjencë… Mirëpo çka është shumë e rëndësishme, pavarësisht përqindjes në inflacion e kemi dyshifror dhe kjo tregon se sa na është ulur vlera e parasë dhe sa i ka prek inflacioni për të keq xhepat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye ka qenë nevojë dhe është nevojë urgjente që të rriten pagat në mënyrë që të rritet vlera e parasë dhe duke i rritur pagat qoftë në sektorin publik, se në sektorin privat ka një ngritje të pagave diku më pak diku më shumë varësisht prej mundësive të biznesit ka një lëvizje, kurse në sektorin publik nuk kemi pasë asnjë lëvizje, me përjashtim të një shtese 50 euro që është dhënë për dy muaj ose tre nga ana e Qeverisë”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin e Pagave. Nga 64 deputetë sa morën pjesë në votim, vetëm një ishte abstenim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndërsa, opozita nuk e ka përkrahur projektligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat