Rizvanolli publikon një grafikon, thotë se në veri është ndalur rritja e shpenzimeve të energjisë elektrike

Ekonomi

Rizvanolli publikon një grafikon, thotë se në veri është ndalur rritja e shpenzimeve të energjisë elektrike

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Grafika e publikuar

Lufta ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës ka ndihmuar në ndaljen e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.

Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke shtuar se “lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra”.

Me anë të një postimi në Twitter, Rizvanolli ka shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri.

“Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, shkroi Rizvanolli.

Për këtë, ajo ka publikuar një grafikon, në të cilin, në vitin 2022 ka 3 për qind rënie të konsumit të energjisë elektrike në këto komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat