Ministri Peci njofton se nga sot fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Ekonomi

Ministri Peci njofton se nga sot fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka njoftuar se është hapur për aplikim Programi për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2023.

Ministri përmes një postimi në facebook ka shkruar se aplikimi pritet të zgjasë 30 ditë, si dhe fillon nga disa e sotme.

Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023.

Për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat