Rizvanolli: Kosova ka kursyer mbi 1 milion euro si rezultat i ndalimit të energjisë për kriptovaluta

Ekonomi

Rizvanolli: Kosova ka kursyer mbi 1 milion euro si rezultat i ndalimit të energjisë për kriptovaluta

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:02
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kanë ndaluar përdorimin e energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave.

Ajo gjatë raportimit për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023, në Komisionin për ekonomi, ka theksuar se kjo i ka kursyer Kosovës mbi 1 milion euro çdo vit.

“Kjo i ka kursyer Kosovës mbi 1 milionë euro çdo vit në kursimin e energjisë dhe së bashku me luftën ndaj fermave të drogës dhe aktiviteteve të tjera ilegale në veri kemi pasur ulje të konsumit të energjisë, përderisa viteve të kaluara kemi pasur rritje prej 14 për qind për çdo vit”, ka thënë Rizvanolli.

Tutje, ajo ka theksuar se ndalimi i energjisë për mihje të kiriptovalutave ka pasur efekt në gjithë vendin, duke përmendur se në komunat në veri të Kosovës ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar.

“Gjatë kësaj periudhe të masave emergjente është ndaluar përdorimi i energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave, aktivitet që zhvillohet në ekonominë e hirtë dhe mendoj që kjo ka pasur një efekt në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe në komunat në veri të Kosovës ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar në veri nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat