ATK-ja lanson projektin ‘Kreditimi i TVSH-së’

Ekonomi

ATK-ja lanson projektin ‘Kreditimi i TVSH-së’

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se projekti për Kreditimin e TVSH-së shënon projektin e gjashtë me radhë në vazhdën e projekteve për përmirësimin e përmbushjes tatimore.

Përmes këtij projekti, sipas ATK-së, planifikohet të përmirësohet  përmbushja tatimore e personave të tatueshëm dhe të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët e përcaktuar sipas legjislacionit të TVSH-së me ndikim në kreditimin e TVSH-së.

Tutje thuhet që sipas planifikimeve ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm  i sistemit tatimor në vend”, thuhet në njoftim.

Andaj, sipas ATK-së, synimet strategjike të institucionit përmes Projektit për Kreditim të TVSH-së janë përmirësimi i përmbushjes tatimore ose rritjen e të hyrave nga TVSH, uljen e hendekut tatimor, të cilat më pas ndikojnë në rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare.

“Padyshim institucioni çdo herë merr parasysh rekomandimet e dhëna nga FMN në trajtimin e rreziqeve për industritë e selektuara. Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, pasi që në të kundërtën do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor”, përfundon njoftimi nga Administrata Tatimore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat