Visar Azemi: Po të ishte LDK në qeveri nuk do të shtrenjtohej rryma

Ekonomi

Visar Azemi: Po të ishte LDK në qeveri nuk do të shtrenjtohej rryma

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës

“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol.

Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.

Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat