Raporti i FMN-së vlerëson lart performancën e ATK-së

Ekonomi

Raporti i FMN-së vlerëson lart performancën e ATK-së

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:42
Safet Gërxhaliu

Raporti i FMN-së pasqyron saktë rritjen e të hyrave tatimore, si rritjen më të madhe të Kosovës në Ballkanin Perëndimor!.

Ndërsa, sipas këtij raporti konfirmohet se 1/3 e rritjes i atribohet rritjes së formalizimit të ekonomisë si rezultat i inspektimeve dhe kontrollave të ATK-së.

Një pjesë e të hyrave sipas këtij raporti është rritur edhe si rezultat i rritjes ekonomike dhe rritjes së formalizimit të puntorëve (TAP)!.

Totali i të hyrave në vitin 2022 ka qenë 2.25 miliardë euro.

Të hyrat e ATK-së në vitin 2022 = 723.9 milionë euro.

Të hyrat e Doganës në vitin 2022= 1.52 miliardë euro

Rritja e të hyrës në ATK r vitin 2022 në raport me vitin paraprak ishte 21.4%, ndërsa të Doganës 11.4%

Rritja e të hyrave të brendshme nga ATK-ja, ka ndodhur si rezultat i tyre faktorëve:

1) Zgjerimi i bazës tatimore, me rritje të numrit të bizneseve paguese të tatimit (rreth 10% rritje e nr bizneseve paguese)

2) Rritja e efikasitetit në inkasimin e borgjeve tatimore

3) Rritja e formalizimit të ekonomisë në përgjithësi, formalizimi i puntorëve,

4) Qasja e re e trajtimit të rreziqeve  mos-permbushjes tatimore, pra nga viti 2019 kemi qasje sektoriale të trajtimit  rreziqeve tatimore!

5) Ngritja e llogaridhënies dhe përgjegjesisë tek stafi i ATK-së, pra kemi ngritje të disiplinës në ATK!

Kjo dëshmon se partneriteti publiko-privat në Kosovë nuk ka  alternativë dhe se sektori privat meriton trajtim më të mirë institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat