Rizvanolli: Për dy vjet kemi bërë më shumë punë për energji sesa në dy dekadat e fundit

Ekonomi

Rizvanolli: Për dy vjet kemi bërë më shumë punë për energji sesa në dy dekadat e fundit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:15
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti prej kur janë në pushtet.

Ajo, në Rubikon, ka theksuar se në sektorin e energjisë është bërë punë më shumë për dy vjet prej kur ajo është në krye, sesa në dy dekadat e fundit.

“I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, më të pastër dhe më të fortë, që është për të mirën e qytetarëve, por edhe që është më gjithëpërfshirës”.

“Kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja, prej të cilave mbi 340 milionë janë grante dhe tani më e reja është se jemi informuar që se shpejti do t’i fillojmë negociatat për partneritetin kosovaro-gjerman për klimë”, ka thënë Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat