Rizvanolli: Nuk ka më ndërtim të kapaciteteve me logjikën kush vjen i pari shërbehet i pari

Ekonomi

Rizvanolli: Nuk ka më ndërtim të kapaciteteve me logjikën kush vjen i pari shërbehet i pari

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:32
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për punën dy vjeçare të saj në dikasterin që e drejton.

Ajo, në Rubikon, ka theksuar se në sektorin e energjisë janë duke punuar me shumë projekte, sipas saj, në të mirë të vendit.

“Këto nuk janë gjëra që ndodhin brenda natës, korniza ligjore, dizajnimi i projekteve, ankandet, të gjitha këto marrin kohë. Janë gjëra që marrin kohë, janë gjëra të cilat po vijnë, janë gjëra që po bëhen si duhen, janë gjëra të cilat po bëhen me konkurrencë dhe me transparencë. Nuk ka më ndërtim të kapaciteteve me logjikën kush vjen i pari shërbehet i pari”.

“Në të ardhmen të gjitha do të bëhen me një bazë ligjore të qartë në mënyrë konkurruese dhe në mënyrë transparente, në mënyrë që edhe cilësia edhe çmimi të jenë më të mirat për konsumatorët”, ka thënë Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat