ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar për periudhën janar-mars

Ekonomi

ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar për periudhën janar-mars

Më: 6 prill 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Të hyrat tatimore nga janari deri më 31 mars 2023, kanë shënuar rritje për 32.8 milionë euro apo 18.5% më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsej 210.4 milionë euro, ku ka më shumë të hyra të mbledhura për 6.2 milionë euro, krahasim me planin për këtë periudhe.

Kështu thuhet në një komunikatë të ATK-së, ku theksohet se faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave, janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj. 

“Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj. Institucioni i ATK-së do të vazhdoj me intensitet të shtuar rritjen e aktiviteteve në teren, me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023 drejtë realizimit të synimeve të saj, por të arritur këto synime çdoherë do të ketë nevojë për partneritet me qytetarët, për rastet me të cilat hasen në parregullsi tatimore.

Andaj, përmes kësaj komunikate njoftojmë se çdo raportim përmes linjës pa pagës 0800 80 800 do të mbetet konfidencial”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat