Diskutohen problemet Kosovë-Shqipëri rreth importimit të mishit

Ekonomi

Diskutohen problemet Kosovë-Shqipëri rreth importimit të mishit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës organizoi takimin e përbashkët Kosovë-Shqipëri së bashku me shoqatën e importuesve të mishit.

Në takim pjesëmarrës ishin Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi, përfaqësuesit e Doganës së Shqipërisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia Kufitare, ndërsa nga ana e Kosovës pjesëmarrës ishin: kryetari i OEK z. Lulzim Rafuna, kryetari i Shoqatës së importuesve te mishit z. Gjinovci, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe operatoret e biznesit të cilët merren me importin dhe përpunimin e produkteve me prejardhjeje shtazore (mishit të ngrirë).

Në takim u diskutua për zgjidhjen e problemeve ne portin e Durrësit, për produktet me prejardhje shtazore te cilat vijnë nga Importi, vonesat te cilat janë duke u shkaktuar gjatë procesit të kontrollit, ku në diskutim prioritet ju dha zgjedhjes së problemit dhe thjeshtësimit të procedurave të kontrollit me qëllim të kalimit më të shpejtë të tyre dhe uljes së kostos së shpenzimeve.

Si problematika aktuale të paraqitura nga komuniteti i biznesit në sektorin e industrisë së mishit të cilat janë duke ndodhur në Portin e Durrësit dhe janë diskutuar në takim janë si në vijim:

Skanimi i ngarkesave, pritjet e gjata për kontroll të cilat shoqërohen me kosto të larta nga qëndrimi i ngarkesave në port dhe procedura jo adekuate gjatë realizimit të kontrollit të produkteve me prejardhje shtazore (mishit të ngrirë).

Bizneset nuk e kundërshtojnë procesin e kontrollave zyrtare, por kërkojnë lehtësim dhe përshpejtim të këtyre procedurave qe bizneseve mos të u shkaktohet kosto.

Kërkesë nga bizneset, importuesve nga Kosova ishte që ky proces i kontrollit të kryhet në Kosovë nga Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, institucionet ligj-zbatuese.

Ambasadori i Republikës se Shqipërisë, potencoi që dialogu në zgjidhjen e problemeve është thelbësorëdhe e përkrahu qe kjo çështje të adresohet tek autoritet shtetërore Shqiptare dhe të ofrohet zgjidhje praktike, të eliminohen këto barriera mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat