Fehmi Mehmeti tregon si u përjashtua nga gara për t’u rizgjedhur guvernator i BQK-së

Ekonomi

Fehmi Mehmeti tregon si u përjashtua nga gara për t’u rizgjedhur guvernator i BQK-së

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:55
Fehmi Mehmeti

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur edhe për prapaskenat se pse ai nuk është futur në listën e ngushtë për guvernator të ri.

Ai tregon se edhe përkundur deklarimeve publike të kryetarit të bordit të BQK-së se emri i Fehmi Mehmetit nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës për votim, për shkak të integritetit personal, ka vazhduar bashkëpunimin institucional me të dhe ka thënë se ka çështje të cilat duhet zgjidhur në rrugët legale. 

Ish guvernatori ka treguar se do t’i ndjek rrugët institucionale për të arritur qëllimet e tij sepse këtë ia mundëson ligji.

 “Këtu nuk kemi të bëjmë më çështje personale, raportet personale janë tjera, unë kam pasur raporte zyrtare me bord. Unë jam shumë i lumtur që kam dal faqebardhë nga aty, sukseset e Bankës qendrore gjatë mandatit tim janë të evidentuara edhe në raportet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kjo më bënë krenar, pjesa e debateve në komisione nuk më bënë shumë përshtypje për shkak se unë jam institucionalist dhe do të ndjek vetëm rrugët insitucionale”, ka shtuar Mehmeti.

Ndërsa se a duhet pasur librezë të LVV për të hyrë në listën e ngushtë për guvernator, Mehmeti ka thënë se ai nuk është adresa e duhur për të dhënë këtë përgjigjeje sepse ai ishte njëri ndër kandidatët për këtë pozitë, ndërsa që bordi vendos se cili person duhet të jetë në këtë listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat