​Konferenca e Investimeve në Hanover, mundësi përfitimi për Ballkanin Perëndimor

Ekonomi

​Konferenca e Investimeve në Hanover, mundësi përfitimi për Ballkanin Perëndimor

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:11
​Konferenca e Investimeve në Hanover

Konferenca e Investimeve në Hanover ka mbledhur investitorë evropianë, me synimin për të paraqitur mundësitë dhe përfitimet nga investimi në rajon.

Në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës thuhet se konferenca kërkon të shpërndajë informacion mbi kornizën e investimeve.

Përfshirë përfitimet dhe mundësitë e të bërit biznes në rajonin e Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu do të shfaqë shembuj të investimeve të suksesshme në rajon për të mirën e kompanive që konsiderojnë investime në rajon.

“Si udhëheqëse e Ëestern Balkans 6 Chamber Investment Forum, Oda Ekonomike e Kosovës e udhëhequr nga Lulzim Rafuna, është pjesëmarrëse në këtë panair dhe konferencë investimesh, ku po ashtu kryetari Rafuna pati një fjalim në hapje”, thuhet në njoftimin e OEK.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat