Rukiqi: Kjo formë e qeverisjes me ushtrues detyre rrezikon funksionimin normal të shtetit

Ekonomi

Rukiqi: Kjo formë e qeverisjes me ushtrues detyre rrezikon funksionimin normal të shtetit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 10:57
Berat Rukiqi

Për institucionet financiare të cilat udhëhiqen me ushtrues detyre ka folur edhe ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tani zyrtar i LDK-së, Berat Rukiqi.

Sipas tij, kjo është edhe një shenjë e radhës e paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“Është një shenjë e radhës së paaftësisë së qeverisjes, do të thotë një qeverisje që nuk arrin me siguru udhëheqje të vazhdueshme të institucioneve me njerëz kompetent është udhëheqje apo qeverisje e paaftë dhe si shumë tregues të tjerë të kësaj qeverisje në shumë fusha të tjera dhe ky është një tregues i radhës i paaftësisë së qeverisë. Kjo formë e qeverisjes po rrezikon funksionimin normal të shtetit edhe mund të ketë edhe një rrezik të madh financiar i cili mund të shfaqet në të ardhmen”, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi, deklaron se secili ushtrues detyre është i cunguar në vendime.

“E dimë që çdo ushtrues detyre për nga ana e përgjegjësisë që e merr formalisht mund të duket që i ka të gjitha kompetencat, mirëpo realisht është i cunguar në shumë vendimet dhe në shumë çështje të tjera që janë të rëndësisë e të cilat në rastin e ushtruesit të detyrës nuk funksionojnë njëjtë sikur dikush me funksion të plotë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat