Peci takohet me bletarin nga komuniteti serb: Përkrahëm rreth 1800 fermerë, dialogu i brendshëm po vazhdon

Ekonomi

Peci takohet me bletarin nga komuniteti serb: Përkrahëm rreth 1800 fermerë, dialogu i brendshëm po vazhdon

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci të premten e ka vizituar bletarin Nikolla Antiq në fshatin Reçan.

Me këtë rast, Peci tha se kjo vizitë është në vazhdën e dialogut të brendshëm me komunitetet jo-shumicë.

Ai shtoi se Antiq është një nga rreth 1 800 bujqit nga radhët e komuniteteve, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte/Subvencione 2022 e njëherit edhe aplikues për vitin 2023.

Madje ministri tha se pret që këtë vit të ketë rritje të theksuar të numrit të aplikuesve/përfituesve nga radhët e komuniteteve.

Peci ka sqaruar se 3 milionë euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjella, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Peci tha se politikat qeveritare janë në përkrahje të të gjitha komuniteteve.

Jemi këtu për të vizituar njërin nga fermerët e komunitetit serb dhe njëkohësisht edhe për të përçuar mesazh shumë të rëndësishëm. Në kuadër të politikave tona qeveritare për të promovuar dialogun e brendshëm për komunitetet”.

“Fakti që fermeri në fjalë është përfitues i subvencionit, por njëkohësisht edhe përfitues i grantit në sektorin e bletarisë dhe përveç tjerash ne jemi të gëzuar kur shohim fermerë të tillë, të cilët kanë ngritur kapacitetin profesional dhe se nuk mjaftohen vetëm për lëndën e parë, në këtë rast mjaltin, por njëkohësisht edhe përdorimit të produkteve tjera që janë të dobishme në aspektin shëndetësor, por përveç tjerash i kontribuojnë prodhimtarisë dhe aspektit të zhvillimit ekonomik të vendit”.

Ne do të vazhdojmë pa reshtur që të angazhohemi, vetëm gjatë vitit të kaluar kemi diku rreth 1 700 ose 1 800 fermerë të komunitetit serb që kanë përfituar nga subvencionet dhe grantet”, tha Peci.

Përderisa Antiq, tha se përkujdeset me pasion për bletët, ku posedon rreth 100 koshere. Ai e ka falënderuar Ministrinë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për këtë sektor.

Peci fillimisht e ka vizituar vendin ku do të ndërtohet diga për ujitje të tokave bujqësore në komunë e Kamenicës gjegjësisht në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe familjen Rudaku, që posedon fermë të pulave me kapacitet prej 10 000 pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat